Dialogu teknik vazhdon të jetë në bllokadë

Dialogu teknik vazhdon të jetë në bllokadëpër shkak të moszbatimit të marrëveshjeve të arritura para disa vitesh.

Kjo ka shkaktuar përplasje mes zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë. Shkas është bërë deklarata e koordinatorit të Qeverisë për dialog, Avni Arifi, i cili ka thënë se nuk do të ketë themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa zbatimin e marrëveshjeve të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

“Serbia vazhdon ta mbajë peng zbatimin e marrëveshjes për energji dhe për këtë tashmë janë në dijeni të plotë të gjithë aktorët relevantë, përfshirë Berlinin zyrtar. Ky sensibilizim ndërkombëtar sigurisht se nuk i ka pëlqyer dhe asnjëherë nuk do t’i pëlqejë shefit serb të negociatave, andaj deklaratat malinje për të ardhmen e Kosovës nuk janë asgjë e re për ne”, ka thënë Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button