Agim Vinca në “Sheshin e poezisë” në Paris

I ftuar nga botuesi i tij Luc Vidal, drejtues i shtëpisë botuese “Éditions du Petit Véhicule”, poeti ynë i njohur Agim Vinca do të marrë pjesë në manifestimin letrar “Marché de la poésie” (Sheshi i poezisë), që mbahet në Paris nga 6-10 qershor të këtij viti. Në këtë manifestim tradicional, që mbahet për të 36-tën herë në një nga sheshet më të njohura të Parisit, në sheshin Saint-Sulpice, shiten libra, nënshkruhen nga autorët, bëhen lexime letrare dhe diskutime për poezinë, njofton KOHA.

Shtëpia botuese “Éditions du Petit Véhicule” botoi në vitin 2016, në koleksionin “Galerie de l’or du temps” (Galeria e kohës së artë), librin me poezi të zgjedhura të Agim Vincës “Une cloche à ton cou” (Kambanë në qafë) në përkthim të Aleksandër Zotos dhe me ilustrime nga piktori Anastas Kostandini-Taso.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button