Më 31 dhjetor përfundon autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, Maqedonia ende përgatitet
Sonte, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po diskutohet për 53 milionë eurot, që Qeveria e Kosovës detyrohet t’ia paguajë kompanisë Bechtel-Enka, si pasojë e vonesave që u bënë rreth ndërtimit të autostradës “Arben Xhaferi”.
Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë treguar se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të kryhet në fund të këtij viti. Ai ka treguar se deri në përfundim të punimeve do të bëhen edhe pagesat për kompaninë Bechtel-Enka.
“ Punimet në këtë autostradë do të përfundojnë në fund të këtij viti. Kështu thuhet edhe në kontratën e nënshkruar mes Qeverisë dhe kompanisë Bechtel-Enka”, ka thënë Lekaj.
Ai ka thënë se edhe 150 milionë eurot e mbetura do të paguhen me kohë.
Përndryshe, kjo autostradë që synon lidhjen me Rrugën e Kombit duhet të vazhdohet edhe në pjesën e Maqedonisë, megjithatë, nga pala e Maqedonisë ende nuk një projekt për realizimin e autostradës Bllacë – Shkup.
- LEXO: Maqedoni-Kosovë: Autostrada Shkup-Bllacë ende askund,mosndërtimi i rrugës Tetovë – Prizren e ul nivelin ekonomik
- LEXO: Rruga Shkup-Bllacë: Nuk është autostradë, por rikonstruim i rrugës
- LEXO: Ministri Sugarevski premton se do ndërtohet autostrada Shkup-Bllacë
Osmani: Filluan përgatitjet për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë (VIDEO)