Emina Çunmulajn e kritikojnë për hundën dhe përgjigjia e saj na shkriu së qeshuri!

E kemi thënë edhe më parë, vështirë se mund të gjejmë personazh më të vërtetë dhe më pa komplekse në radhët e të njohurve të showbiz-it shqiptar si Emina Çunmulaj. Në rrjetet sociale jeta e saj pasqyrohet krejt pa filtra, e të gjithë gjejmë veten nga pak, duke ngushëlluar herë-herë edhe ata që nuk jetojnë në luksin e saj.

Në një foto shumë të bukur me vajzën e porsalindur, një nga komentueset nuk ka marrë ndjesinë pozitive që transmetohet kur një nënë ka beben në krahë, por i ka bërë përshtypja hunda e modeles, “Qyqja moj vajzë të ruj zoti por çfarë hunde ke”- ka qenë një prej komenteve. Nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale ku komplimentohet pa fund, nuk kanë munguar edhe komente si ky i sotmi. Përgjigjet e Eminës kanë qenë të formave të ndryshme, ndonjëherë edhe me nervozizëm, por sot modelja ka replikuar gjithë humor, shkruan Bordo.al.

“Siç ma ka fal zoti, nuk jemi të gjithë perfekt, ishalla je ti e kënaqur me hundën tënde,  dhe sa më e madhe të jetë hunda aq më kollaj po merret fryma”. Nuk e di ju, por neve na shkriu së qeshuri  “justifikimi” që i bëri Emina hundës së saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button