Transportonin shtetas të huaj në Shqipëri, disa të arrestuar

Policia e Shqipërisë ka arrestuar katër persona, shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arrestimi është kryer në Gjirokastër, pasi sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, kanë organizuar transportin e klandestinëve me origjinë nga Pakistani dhe Siria.

“Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre 17 shtetas të huaj nga vendet e treta, konkretisht 16 nga Pakistani dhe një nga Siria”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë së Shqipërisë, shtetasit e huaj pas përfundimit të procedurave të intrevistimit do të rikthehen përsëri në Greqi.

Kujtojmë se në ditët e fundit në Shqipëria janë ndaluar disa klandestinë, shtetas të huaj, kryesisht nga Siria dhe Pakistani, të cilët synojnë që në mënyrë të paligjshme të kalojnë kufirin, me qëllim emigrimi drejt vendeve të Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button