Sondazh, 37 për qind e francezëve mospëlqim për politikën e Macronit

Tridhjetë e shtatë për qind e francezëve nuk e shohin si “të saktë” politikën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një sondazh të realizuar nga kompania e hulumtimeve BVA më 4 dhe 5 qershor, me 1.018 persona mbi moshën 18 vjeçare, është gjetur se 31 për qind e francezëve e shohin si të “saktë” politikën e presidentit Macron, kurse 37 për qind të tyre si “jo të saktë”. Ky nivel është i njëjtë me nivelin e vitit të parë të detyrës së paraardhësit të presidentit Macron, ish-presidentit François Hollande.

Sipas sondazhit, 55 për qind e pjesëmarrësve nuk e shohin si të mjaftueshme punën e bërë nga Macron për të varfërit, kurse 11 për qind e tyre janë shprehur se ai ka bërë “shumë” gjëra për të varfërit.

Përqindja e atyre që mendojnë se ndihmat sociale në Francë janë të shumta është 59, kurse 39 për qind e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se ndihmat sociale janë të pakta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button