Milloshoski thotë se Zaev dhe Cipras këto ditë do të takohen dhe do ta ndërrojnë emrin e Maqedonisë

Ish ministri i Punëve të jashtme, deputeti aktual nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se sipas burimeve të tij diplomatike, kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të takohen të enjten ose të premten, njofton Portalb.mk.

“Të enjten ose të premten (këtë javë) do të ndodh takimi Cipras – Zaev në Prespën e Vogël të Greqisë dhe do të nënshkruhet marëveshje për ndryshimin e emrit Republika e Maqedonisë. Koordinator kryesor për këtë ngjarje dhe nënshkrimin është Bojan Mariçiq, këshilltar në Kabinetin e kryeministrit”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button