Osmani për vizitë pune në Bruksel

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropjane, Bujar Osmani, nga sot do të qëndrojë për vizitë pune dyditore në Bruksel.

Me këtë rast do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, dhe të Sigurisë dhe Nënpresidentin e Komisionit Evropian, Federika Mogherini.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryeministri Osmani do të ketë takim edhe me Dimitris Avramopulos, Komisioner për Migrim dhe Punë të Brendshme, si dhe me Kristijan Danielson, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.

Në takime, Osmani do të prezantoj masat e parashikuara me Planin e ri të reformave, Plani 18, kurse do të hapen edhe të gjitha temat tjera që lidhen me integrimin evropian të vendit, në funksion të shpresave nga samitet e radhës të Bashkimit Evropian, në fund të këtij muaji.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryeministri Osmani së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të takohet edhe me Komesioneren e Tregtisë, Sesilija Malstrom. Pritet që temë e bisedimeve të jenë marrëdhëniet tregtare ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht sfidat të cilat dalin nga keqësimi i marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe SHBA në pjesën e tregtisë me çelik.

Zëvendëskryeministri Osmani gjatë vizitës me karakter pune në Bruksel do të takojë edhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në grupin e punës KOVEB, kurse në margjinat e vizitës, për integrimin evropian të Maqedonisë do të flasë edhe para përfaqësuesve diplomatik si dhe të sektorit civil në Bruksel, në takimin që organizohet nga fondacioni Hans Zajdl.

Gjyqësori shtyllë e Planit 18, Bujar Osmani: nesër do ta prezantoj në Bruksel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button