“Emri”, protesta në Greqi kundër përdorimit të fjalës “Maqedoni”

Organizata greke “Komitet për luftë për karakterin grek të Maqedonisë”, sot do të mbajë protesta në 13 qytete më të mëdha të Greqisë veriore kundër përdorimit të fjalës “Maqedoni”, njofton Portalb.mk.

Sipas paralajmërimeve të organizatës greke, do të mbahet protestë në: Pela, Kavala, Drama, Seres, Kukush, Polikastro, Lerin, Kostur, Ptolemaida, Katerini, Lagadas dhe vendin turistik Mudanja të Hallkidikit. Organizatorët kanë mbështetje nga vetëqeverisja lokale, nga kryetarët e komunave, por edhe nga metropolitët.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë (MPJ), dje apeloi deri te qytetarët e Maqedonisë që të përmbahen nga provokimet e mundshme dhe veprimet që do të cenonin sigurinë e tyre, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të mundësisë së eskalimit të protestave, paralajmërohen qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që të sigurojnë vendet e qëndrimit të tyre, si dhe të mbrohen nga çdo veprim që do të kishte pasoja për sigurinë e tyre”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button