Sheshi Skenderbeu në Shkup, fillon fushata e madhe humanitare #tijeluledielli

Në prani të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, zëvendës kryeministrit për çështje europiane Bujar Osmani, deputetë dhe figura tjera të politikës vendore u ndez drita e lulediellit e vendosur në Sheshin “Skenderbeu” për të shpallur të hapur zyrtarisht fushatën humanitare “Ti je lulediell” të kryesuar nga prezentuesja e njohur e ekraneve televizive në Shqipëri Albana Osmani dhe shumë veprimtarë human pjesë të fondacionit të saj.

“Le ti bashkangjitemi këtij aksioni me dinjitet e vullnet të plotë duke blerë produktet e krijuara me shumë dashuri e përkushtim – fanellat me logon e lulediellit për tu bërë pjesë e misionit për të lehtësuar sadopak dhimbjen dhe kohën e vështirë me të cilën vogëlushët e prekur nga kanceri po përballen.” apeloi kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu apeloi

Mjetet finansiare të grumbulluara nga kjo fushatë bamirëse do të dërgohen në Repartin e onkohematologjisë në kuadër të Spitalit Shtetëror “Nëna Terezë” ku po kurohen fëmijët e prekur nga sëmundjet e ndryshme të gjakut / kancer / leukemi.

Fushata #tijeluledielli e Albana Osmanit, prej sot edhe në Shkup (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button