Projekti i mbështetur nga OSBE-së në Shkup bashkoi nxënësit e komuniteteve të ndryshme

Më shumë se 100 nxënës, mësues dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të komunitetit ndërkombëtar u mblodhën në Shkup më 5 qershor 2018 për aktivitetin e projektit të sponsorizuar nga programi i granteve të mbështetura nga OSBE, – Fondi për Ndërtimin e Urave-, që synon rritjen e ndërveprimit midis nxënësve të komuniteteve të ndryshme.

Fëmijët dhe të rinjtë nga komunitetet e ndryshme të kujdesur nga Enti për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve, si dhe nga shkolla fillore ‘Rajko Zhinzifov’ dhe Qendra edukative M kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme kërkimore, duke mësuar më tepër lidhur me ekologjinë dhe ruajtjen e natyrës, rëndësinë e shumëllojshmërisë, si dhe ndërtimin e miqësive të forta.

“Ishte e mrekullueshme të shihje një grup të tillë të larmishëm dhe entuziast të të rinjve, përfshi edhe fëmijët me aftësi të kufizuara, duke bërë miq kundrejt linjave që i ndajnë ata”, tha u.d. Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Jeffrey Goldstein. “Pa mësuesit e përkushtuar dhe drejtorët e shkollave, ky projekt nuk do të mund të ndodhte. Kjo është arsyeja pse Fondi për Ndërtimin e Urave do të vazhdojë t’iu dhurojë grante shkollave dhe çerdheve me gjuhë të ndryshme të mësimdhënies përgjatë vitit 2018 dhe 2019,” tha ai.

Ambasadori i Holandës Wouter Plomp tha se vlerësimi dhe pranimi i dallimeve është një parakusht për një shoqëri të fortë dhe të begatë. “Jemi të lumtur që Holanda ka mbështetur këtë projekt që sjell fëmijë të përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare. Urat që ata kanë ndërtuar mund të jenë një shembull mësimi për të gjithë ne.”

Biljana Sterjadovska Stojçevska, menaxhere e Projektit, tha: “Nxënësit mësuan të kujdesen për veten e tyre, si dhe për të tjerët, mësuan të ballafaqohen me shanset dhe rreziqet, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë mbështetje për nxënësit e tjerë pavarësisht nga gjuha që ata flasin.”

“Unë jam i kënaqur që Fondi për Ndërtimin e Urave bëri të mundur që ne të takojmë miq të ri,” tha nxënësi Angel Angelov. “Kaluam kohë të mrekullueshme së bashku dhe shpresoj që aktivitete të ngjashme të organizohen edhe në të ardhmen.”

Thirrja e hapur për grantet e vitit 2018 dhe 2019, e financuar nga kontributet e qeverisë së Holandës, Austrisë, Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, mund të shkarkohet nga webfaqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në: http://www.mon.gov.mk/index.php/2014-07-23-14-03-24/vesti-i-nastani/2250-grantovi-za-zaednichki-aktivnosti-gradime-mostovi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button