Edhe këtë verë Liqeni i Ohrit nuk do të mund të përdorë kolektorin

PREMTIM: Prej 15 fillojmë me zgjidhjen e sistemit të kolektorit që ujin e liqenit ta kemi të pastër dhe cilësor. Pa asnjë dyshim, shteti do të merr përsipër detyrimin për kolektorin në Ohër dhe do të kujdeset për Ohrit, sepse e kemi pasuri më të madhe shtetërore 

 [Burimi: Kanali zyrtar i LSDM në YouTube, Zoran Zaev, kryeministri i Republikës së Maqedonisë(1:14:22 – 1:14:46 të videos), data:13.10.2017 година ]

 

ARSYETIM:

I pari i Qeverisë, Zoran Zaev, me 13 tetor të vitit 2017 në tubimin parazgjedhor për kryetar të Komunës së Ohrit, para të pranishmëve premtoi se deri me 15 tetor të të njëjtit vit Qeveria “do të ndërmerr detyrimin për kolektorin e Ohrit, për atë se e kemi pasurinë më të madhe shtetërore”. Premtimi i kryeministrit nuk është realizuar. 

Qeveria e udhëhequr prej LSDM-së dhe Zoran Zaevit u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Për dy muaj pas zgjedhjes, me 20 korrik të vitit 2017 kryeministri Zaev mbajti takime të ndara me kryetarin e atëhershëm të Ohrit, Nikolla Bakraçeski dhe me kryetarin e atëhershëm të Strugës, Mustafa Zabzun. Siç kumtuan atëherë në pres-konferencën qeveritare (data:  21.07.2017), kryetari paraqiti gatishmërinë e Qeverisë që të gjendet zgjidhje, do t`ju merren kompetencat komunave për menaxhim me kolektorin për pastrimin e Liqenit të Ohrit t

Me 28 dhjetor të vitit 2017 deputetja, Zhaklina Llazarevska pyeti kryeministrin Zaev, nëse shteti është i gatshëm që të merret me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit kolektor të Ohrit dhe Strugës dhe nëse përgjigja është  po, kur planifikon Qeveria ta bëj këtë? [(Pyetja e deputetes Lazarevska është prej 06:16 – 06:30 të videos) data: 28.12.2017]. Me këtë, Zaev u përgjigj se ekzistojnë probleme me sistemin kolektor të cilat janë të dukshme, por edhe se ka për qëllim që “shteti t’i ndërmerr ato detyrime”.

Paralelisht me këtë të përgatisim edhe ligj për formimin e Ndërmarrjes Publike Shtetërore për menaxhim me kolektorët në Ohër dhe përfundimisht shteti të merr barrën dhe përkujdesjen e sistemit kolektor në Ohër. Përmes tij nuk ndërmarrim vetëm iniciativën për përkujdesjen e Liqenit të Ohrit dhe të menaxhimit me kolektorin, por ndërmarrim dhe detyrimin për rikonstruktim dhe ndërtim, tha mes tjerash kryeministri Zaev. [(Përgjigja e kryeministrit prej minutës së 8:12 deri në minutën 09:16 të videos) data: 28.12.2017)].

Në lidhje me këtë çështje, kryeministri në foltoren e kuvendit tha se vendimi është marr (08:12 – 08.28 në video), por në atë moment (dhjetor 2017) është shtyrë për një afat të përcaktuar.

Megjithatë, pesë muaj më pas me 11 maj të vitit 2018 gjatë vizitës në Ohër, Zaevi duke ju përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me kolektorin, deklaroi se Qeveria rishtas do të mmerr vendim për marrje të plotës të menaxhimit me sistemin kolektor.

Ne duam ta zgjidhim atë duke gjetur mënyrë të ndihmesës financiare të komunave përmes huamarrjes kreditore me afat më të gjatë me norma të interesi të vogla. Në gjithë këtë si paket, supozojë dhe pres se Qeveria do të merr vendim për marrje të plotë të menaxhimit të sistemit kolektor. [Dnevnik në RTVM, (prej minutës 13:50 deri në minutën 14:09 të videos) data: 11.05.2018]

Duke pasur parasysh gjithë këtë, vlerësojmë se premtimi i kryeministrit Zoran Zaev dhënë me 13 tetor të vitit 2017, se Qeveria prej 15 tetorit “do të ndërmerr detyrimin për kolektorin në Ohër”, deri më tani (28.05.2018) nuk është realizuar. 

BURIMI: VËRTETËMATËSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button