Siç nuk e kishit parë ndonjëherë, Linda Rama në piano (VIDEO)

Linda Ramën rrallëherë e shikoni në intervista të ndryshme. Mirëpo, mbrëmjen e kaluar bashkëshortja e kryeministrit, Edi Rama ishte përballë fëmijëve të Piter Panit. Duke qenë nënë e një djali 4-vjeçar, ajo është disi e përgatitur nga pyetjet e fëmijëve, pasi me siguri ajo çdo ditë, dëgjon pyetje nga më të ndryshmet nga Zaho.

Zonja Rama ia doli me sukses t’i përgjigjet çdo pyetjeje të sikletshme të gazetarëve të vegjël të Piter Panit. Edhe pse u munduan ta fusnin në kurth, Linda rezistoi deri në fund të emisionit. Sapo u mbyll edhe puntata e fundit për këtë sezon e Piter Panit, Linda Rama iu drejtua pianos. Pa praninën e kamerave, ajo luajti mbi piano një pjesë nga kënga e fëmijërisë së saj, transmeton Revista Class.

“Fëmijëria është në mendje. Sado kohë mund të kalojë, ajo mbetet me ne përgjithmonë. Sot e mësojmë një gjë përmendësh, ndërsa nesër e harrojmë. Ama gjërat që kemi mësuar në fëmijëri, mbeten me ne gjithmonë”,-u shpreh Linda Rama.

Finalja e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” u mbyll me prezencën e veçantë të Linda Ramës, dhe kantautorit shqiptar, Ermal Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button