Është publikuar shpallja për përbërje të përkohshme të KSHZ-së

Sot është publikuar shpallja për zgjedhje të anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), mandati i të cilëve do të jetë gjashtë muaj, transmeton Portalb.mk.

Kjo do të jetë përbërje e përkohshme e Komisionit për shkak se në vjeshtë pritet të përgatitet legjislacioni i ri zgjedhor në të cilin do të përfshihet edhe përbërja e KSHZ-së.

Vendimin për publikim të shpalljes Kuvendi dje e dorëzoi në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë dhe bëhet fjalë për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskryetarit dhe pesë anëtarëve të Komisionit. Shpallja do të zgjasë dhjetë ditë nga dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare”.

Pas përfundimit të shpalljes, Komisioni kuvendar për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të përgatisë propozim-listë.

Kryetari i Kuvendit i ka njoftuar partitë që kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet e fundit që në afat prej tre ditësh nga dita e marrjes së njoftimit, t’i dorëzojnë propozim për anëtarët e KSHZ-së.

Anëtarët e KSHZ-zë do t’i zgjedh Kuvendi me dy të tretën e shumicës së votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Kriteret:

Personi që do të zgjidhet anëtar i KSHZ-së duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë dhe me vendbanim në vend, të ketë mbaruar arsimin e lartë, të ketë më së paku tetë vite përvojë pune dhe të mos jetë anëtarë i ndonjë organi të ndonjë partie politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button