fbpx

Maqedoni, Pribe: Zbatoni reformat fillimisht për shtetin dhe qytetarët tuaj, pastaj për BE-në

“Raporti i BE-së për zhvillim të Maqedonisë tregon se ka zhvillim të caktuar në disa fusha, por ekzistojnë edhe mjaft fusha ku ende patjetër duhet që të punohet, të zbatohen reformat e patjetërsueshme në procesin integrues. Siç shihet, raporti është çështje qendrore dhe prioritet është theksuar në zbatimin e reformave të patjetërsueshme, sundimin e ligjit me të gjitha aspektet që i nënkupton”, theksoi Rajhanrd Pribe, i cili ka marrë pjesë në konferencën shkencore për reforma në sistemin e sigurisë që është mbajtur në Ohër, njofton Portalb.mk.

Pribe e ka udhëhequr grupin pesë anëtaresh të ekspertëve të BE-së të obliguar për çështje sistematike, në deklaratë për media ka theksuar se më nuk është përfaqësues zyrtar i BE-së, por personalisht ndjehet se Maqedonia dhe shtetet nga rajoni do të bëjnë hapa drejt procesit të integrimit.

“Në çdo rast, reformat të cilët i treguam ne, ndërkaq theksohen edhe në raportin e BE-së, duhet që të bëhen, jo vetëm për shkak të zhvillimit të procesit eurointegrues, por për vetë shtetet dhe qytetarët”, tha Pribe.

Ai refuzoi që ta ndajë fushën ku do të duhej politika, shteti dhe institucionet t’i drejtojnë proceset reformuese.

“Bëhet fjalë për seri rekomandimesh. Sundimi i së drejtës  është kyçe për afrimin drejt BE-së, të gjitha resurset dhe fuqitë në shoqëri do të duhej që të angazhohen dhe të drejtohen nga ai qëllim”, tha Pribe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button