Allegri refuzon Realin: Kam ende ç’të fitoj me Juventusin

I tunduar për “Shtëpinë e Bardhë” të futbollit? Jo, Allegri duket se i premton besnikëri fshatit Continassa, i përfshirë në projektin më madhor të Juventusit për kompleks stërvitor. Teknikut të bardhezinjve nuk i intereson aventura spanjolle, pasi ndihet mirë në Torino, transmeton Portalb.mk.

Reali e kishte kontaktuar për ta kërkuar si zëvendësues të të dorëhequrit Zinedine Zidane, por trajneri livornez i ka kthyer tashmë një përgjigje: Jo, faleminderit.

Ndoshta për besnikëri ndaj Juventusit, me të cilin ka nisur të projektojë sezonin e ardhshëm dhe për të cilin ka refuzuar edhe shumë klube të tjera më herët. Ndoshta për arsye ndjenjash apo stimujsh, sepse Allegri është i bindur se në Torino mund të fitojë ende.

Max e konsideron Juventusin si shtëpinë e tij dhe gëzon besimin maksimal të stafit drejtues të bardhezinjve, që e mbrojti aq shumë në fillimet e tij në Vinovo mes skepticizmit, e që e ka mbështetur gjithmonë në momente të vështira.

Mediet spanjolle e rendisin ende si pretendentin kryesor për Realin, por miqve të tij, ai iu është rrëfyer se dëshiron të punojë edhe më tej me bardhezinjtë.

“Sulmi” i Realit nisi me një telefonatë nga Adriano Galliani, një mik i madh i Florentino Perezit, e me të cilin Allegri ka ruajtur raporte të shkëlqyera edhe pas eksperiencës te Milani. Pavarësisht tundimit nga oferta për të drejtuar stolin e “Los Blancos”-ve, ai duket se ka gjetur mjedisin e duhur dhe të përshtatshëm në Torino.

Max ka refuzuar edhe propozime nga Arsenali dhe Paris SG, vetëm e vetëm për të vijuar “mbretërimin” e tij te Juvja, e për të njëjtin motiv duket se ka refuzuar edhe Realin. Duke qenë se nuk i adhuron “dashuritë e përjetshme”, ai gjithnjë ka menduar se një cikël do të duhet të zgjasë të shumtën 3-4 vite. Por te Juvja duket se gjithçka është ndryshe…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button