Ministria e Drejtësisë me shkelje të shumta në kohën kur me të kanë udhëhequr Xhaferi dhe Jashari

Në Ministrinë e Drejtësisë u janë ndarë honorarë komisioneve edhe pse s’i kanë kryer obligimet, janë çregjistruar lëndë na evidentimi pa e ditur se ku kanë mbaruar, janë harxhuar derivate të naftës pa kontrollë, është vozitur veturë e paregjistruar, dhe janë grumbulluar parregullsi gjatë ndërtimit të fasadës së re të Ministrisë dhe të ndërtesës së Gjykatës Penale, njofton Portalb.mk.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska

Një ditë përpara se ministrja e re Drejtësisë, Renata Deskoska, ta marrë funksionin, Enti Shtetëror i Revizionit e ka publikuar raportin për punën e Ministrisë në vitin kur me institucionin kanë udhëhequr Valdet Xhaferi dhe Adnan Jashari, të cilët, sikur pasardhësi i tyre, Bilena Saliji, kanë qenë kuadro të BDI-së.

Vlerësimi i përgjithshëm i revizorëve është se shprehin rezervë në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare edhe për harmonizimin me rregullativat ligjore gjatë punës së Ministrisë. Në raportin prej 29 faqeve, janë të theksuara një sërë parregullsish për të cilat thuhet se janë krijuar rreziqe nga moszbatimi i ligjeve, harxhim jo-përkatës i parave dhe favorizim të kompanive.

Komisionet janë paguar, por nuk e kanë mbaruar punën e tyre

Në korniza të Ministrisë kanë funksionuar disa komisione, anëtarët e të cilëve u janë paguar kompensime, edhe pse, siç thuhet në raport, revizori nuk ka marrë dëshmi se ata plotësisht e kanë kryer punën e tyre.

Njëra prej tyre ka qenë Komisioni për Barazim të Dënimit Politik, e formuar sipas ligjit për caktimin e llojit dhe për matjen e lartësisë së dënimit. Shtatë anëtarët e Komisionit kanë marrë nga një rrogë mesatare bruto në vitin 2016, apo gjatë vitit 2016 i kanë ndarë rreth 46.000 euro.

Minsitri i drejtesise -Adnan Jashari
Minsitri i drejtesise -Adnan Jashari

Revizioni ka konstatuar se edhe pse ata është dashur që sipas Statutit, të mbajnë nga katër seanca në muaj, megjithatë vetëm dy muaj e kanë plotësuar këtë obligim, ndërkaq shtatë muaj kanë mbajtur nga një seancë, dy seanca, apo fare nuk ka pasur. Revizorët gjithashtu kanë vërejtur se mbajtja e seancave është sjellë si rregull, ajo nuk është lidhur me pagesën e kompensimeve, që do të thotë se edhe sikur të mos ketë pasur seanca, honorarët do të ngeleshin të njëjtë.

Madje edhe nga seancat e mbajtura, anëtarëve të Revizionit Shtetëror nuk u janë dhënë procesverbalet. Pasi që në vitin 2017 Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar ligjin për caktimin e llojit të dënimit, duke vlerësuar se me atë pushteti legjislativ përzihet në atë gjyqësor, ky komision ka ngelur pa punë dhe për atë Revizioni nuk a dhënë rekomandim për punën e tyre.

Komisionin në fjalë e ka udhëhequr Jovan Ilievski, i njohur si baxhanaku i ish shefit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov. Anëtarë kanë qenë ish kryetari i Komisionit për Antikorrupsion, Gjorgji Sllamkov, gjykatëset Gordana Sajkovska dhe Tatjana Dukovska, prokurori Nexhat Elezi, profesoresha Arta Bilalli dhe, me propozim të Odës së Avokatëve, avokati nga Ohri, Lubço Naumovski. Naumovski në opinion është i njohur si avokat i Gordana Jankulloskës dhe Edmond Temelkos në lëndën “Titanik”, ndërkaq bashkëpunëtori i tij Risto Kitevski në vitin 2016 ka dorëzuar ankesë deri te Gjykata Kushtetuese në lidhje me ligjin për abolim, me çka i është hapur rruga për abolim nga presidenti Gjorge Ivanov, transmeton Portalb.mk.

Valdet Xhaferi
Valdet Xhaferi

Komisioni tjetër që është paguar edhe pse nuk e ka kreyr punën në kohë, ka qenë Komisioni për Përgatitjen e Kodit Civil, i formuar që nga viti 2010. I njëjti është dashur që për pesë vjet të bëjë Kod Civil në pesë libra: pjesa e përgjithshme, marrëdhëniet trashëgimore, çështjet e pasurive të patundshme, marrëdhëniet e obligueshëm dhe çështjet familjare.

Sipas informatave të publikuara në Gazetën Zyrtare, në janar të vitit 2011, Komisioni ka pasur 12 anëtarë të përhershëm, në mesin e ë cilëve ka qenë kryetari Gale Galev, 13 anëtarë me funksion në mesin e të cilëve ministrat Vlladimir Peshevski dhe Zoran Stavreski, 14 këshilltarë të jashtëm që kanë qenë profesorë nga shtetet e huaja, por edhe këshilltarë special dhe anëtarë tjerë.

Revizori ka konstatuar se në Komision janë paguar honorarë nga 12.000 deri në 70.000 denarë, ndërkaq nuk ka masur kritere matëse se pse janë aq të mëdha dallimet. Më pas, i njëjti nuk ka dorëzuar raporte për çdo tre muaj, ndërkaq deri në janar të vitit 2016, kur është dashur që plotësisht ta kryej punën, nuk ka pasur të mbaruar asnjë nga pesë librat. Për librin e parë nuk ka pasur as draft-tekst.

Ndërtimtarët të shpejtë në tender, të ngadalshëm në terren

Në raportin e revizionit janë të shkruara edhe disa detaje në lidhje me ndërtimin e dy objekteve nga projekti “Shkupi 2014”, gjegjësisht fasadën e Ministrisë së Drejtësisë dhe ndërtesën e Gjykatës Penale.

Për fasadën e Ministrisë është shkruar se kushtet e vendosura për pjesëmarrje në tender kanë qenë të kufizuara për konkurrencën dhe kanë krijuar dyshim për favorizim të kompanive të caktuara. Për ata që kanë arritur të marrin pjesë, kriteret që ta fitojnë punën kanë qenë çmimi më i ulët (80 pikë) dhe afati më i shpejtë (20 pikë). Fituesi ësthë obliguar që ta ndërtojë fasadën për 10 muaj, por atë e ka ërë për tre vjet dhe ka nënshkruar dhjetë anekse me të cilat vlera e punës është rritur për 18%, në 3.42 milionë euro. Objekti është hapur për përdorim në vitin 2015, edhe pse ka marrë leje përdorimi në vitin 2017.

Ministria e Drejtesise - zjarr
Ministria e Drejtesise gjatë zjarrit

Mganësi të ngjashme ka pasur edhe te ndërtimi i ndërtesës së Gjykatës Penale, e cila fillimisht është ndërtuar me ndihmën e Bankës Botërore, ndërkaq më pas është ndërtuar si investim i Ministrisë së Drejtësisë. Afati filleshtar për ndërtimin e objektit ka qenë 18 muaj. Por, ai është prolonguar 14 herë dhe punët janë zvarritur 4 vjet. Janë nënshkruar 26 marrëveshje amendamentesh me të cilat vlera e objektit është rritur për 12%, në thuajse 8.5 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

Gjykata Themelore - Shkup

Harxhime të dyshimta

Revizorët gjithashtu kanë regjistruar numër të madh të parregullsive të “imta” me vlerë prej në disa mijëra euro në disa dhjetëra mijëra. Në mesin e tyre janë edhe harxhimi i mbi 20.000 eurove për reprezentim nga të punësuarit që nuk kanë pasur autorizim nga Ministria që të bëjnë harxhime të tilla.

Rreth 20.000 euro janë harxhuar edhe për karburantet e veturave zyrtare, pa ekzistuar akt intern që i rregullon këto harxhime. Është vërejtur se në të njëjtën veturë është mbushur karburant dy herë, madje edhe tre herë në të njëjtën ditë, ose në disa ditë radhazi. Harxhimet e dyshimta për veturat nuk kanë mbaruar këtu. Janë nënshkruar marrëveshje me kompani për furnizimin e pjesëve rezerve me vlerë prej mbi 11.000 euro. Revizorët kanë konstatuar se më shumë se gjysma e parave janë harxhuar për pjesë rezervë që nuk kanë qenë sipas specifikave teknike që janë shkruar në marrëveshjet.

Ministria ka pasur një automjet “Volksvagen Lupo’, e cila është marrë nga Qeveria, por nuk ka qenë e regjistruar, pasi që numri serik i automjetit është shkatërruar, ndërkaq dokumentet për të kanë qenë në gjykatë.

Edhe përpara zjarrin që ka përfshirë disa nga zyrat e Ministrisë së Drejtësisë këtë vit, kjo ministri ka qenë institucion në të cilin kanë humbur lëndë për shkak të mënyrës së ruajtjes. Në revizion është theksuar se gjatë transferimit në vitin 2012, pajisja, kondicionerët, radiatorët dhe dyert, janë skladuar në një magazinë të armatës në Gjorçe Petrov. Por më pas, pasi që armatës i është dashur magazina, lëndët janë transferuar në hapësira tjera që nuk ka pasur kushte përkatëse për ruajtje, kështu që janë dëmtuar nga mykja dhe nuk është mundur që të bëhet regjistrim se çfarë është ruajtur dhe çfarë është e përdorshme. Gjatë transferimit në ndërtesë, nuk ka pasur përfaqësues nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button