Haradinaj kërkon përkrahjen e Shqipërisë për njohje të reja

Shqiptarët po faktorizohen duke marrë përgjegjësitë e tyre për t’i kontribuar paqes së qëndrueshme në rajon, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, në Tiranë, njofton REL.

Në një njoftim për media thuhet se Haradinaj foli për zhvillimet politike në të dyja vendet dhe se kërkoi përkrahjen e institucioneve të Shqipërisë për Kosovën për shtimin e numrit të njohjeve dhe për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“U jemi mirënjohës për kontributin tuaj dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e vështira dhe tani në procesin e integrimeve evropiane, si proces i domosdoshëm dhe për të cilin Republika e Kosovës ka nevojë më shumë se kurrë për përkrahjen e gjithanshme”, tha Haradinaj.

Meta, ndërkaq, shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që udhëheq për përkrahjen e Kosovës në të gjitha proceset, me theks në rrugën euroatlantike të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button