Belgjika e publikon listën për Botëror, ftohet Januzaj

Trajneri i kombëtares së Belgjikës në futboll, Roberto Martinez, sot e publikoi listën e lojtarëve për Botërorin e radhës në Rusi, në të cilën ka përfshirë edhe futbollistin me origjinë nga Kosova, Adnan Januzaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa për habi në listë nuk ndodhet Christian Benteke, lojtari i ekipit të Premier Ligës angleze, Crystal Palace.

“Ishte vendim i vështirë që Benteke të mos vijë në Botëror”, ka thënë Martinez pas publikimit të emrave të 24 lojtarëve që do të udhëtojnë për Rusi, në Kampionatin Botëror i cili do të luhet nga 14 qershori deri më 15 korrik.

Në listën e Martinez janë: Thibaut Courtois, Simon Mignolet, Koen Casteels – portierët; Jan Vertonghen, Toby Alderweireld, Thomas Vermaelen, Laurent Ciman, Thomas Meunier, Leander Dendoncker, Dedryck Yoyata, Vincent Kompany – mbrojtësit; Kevin De Bruyne, Moussa Dembele, Axel Witsel, Marouane Fellaini, Youri Tielemans, Thorgan Hazard, Nacer Chadli, Yannick Carrasco, Adnan Januzaj – mesfushorët; Eden Hazard, Romelu Lukaku, Michy Batshuayi, Dries Mertens – sulmuesit.

Belgjika në Kampionatin Botëror do të garojë në frupin “G”, ku do të ballafaqohet me Anglinë, Panamanë dhe Tunizinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button