Kuvendi shqyrton platformën për dialogun me Serbinë
Kuvendi i Kosovës do ta shqyrtojë sot platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
Sipas kësaj platforme, bartës i procesit final të dialogut do të jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kjo platformë është përgatitur nga Qeveria dhe është përcjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Kuvendin e Kosovës, transmeton Klan Kosova.