Tema të pashmangshme për bisedë para martesës

Para se djali ta kërkojë dorën e vajzës është e rrugës të bisedohet për disa tema të cilat në martesë do të mund të shkaktonin probleme, madje edhe divorc…

Për shembull, prirja ndaj tradhtisë është një prej shkaqeve më të zakonshme për t’i dhënë fund martesës. Nëse, ndonjëri prej ju e di për këtë prirje të partnerit apo partneres së tij dhe shpreson se mund ta largojë prej saj, gjegjësisht – të bëjë person besnik, gjithashtu mund të tregohet si mashtrim.

Gjithsesi se nuk mund të pajtoheni rreth çdo imtësie dhe ta planifikoni gjithë jetën, por kompromisi gjithmonë është i mundshëm dhe është kyç për çdo lidhje. Terapeutët Holi Riçmond dhe Deniz Renie e cila është edhe seksologe, për portalin “Insajder” i veçojnë katër probleme të mëdha në martesë.

1. Njëri prej jush dëshiron fëmijë, tjetri jo

Kjo çështje definitivisht duhet të hapet para martesës.

Shpesh partneri i cili dëshiron fëmijë, thjeshtë supozon se të njëjtën e dëshiron edhe tjetri dhe nuk e parashtron pyetjen. Asnjëherë nuk do të rekomandoja që të kurorëzohet një martesë me supozimin se ai tjetri do të ndryshojë mendim për këtë çështje, vlerëson Riçmon.

2. Qëndrime të ndryshme për edukimin e fëmijëve

Nëse jeni pajtuar se dëshironi fëmijë , temë e radhës për pëlqim janë mënyrat e edukimit. Për shembull, nëse e gjithë ajo do të jetë religjioze, patriarkale, rigoroze, më pas nëse dëshironi gjyshet dhe gjyshërit të marrin pjesë në edukim, në ç’masë etj.

3. Keni qasje të ndryshme ndaj parave

Kur jeni në martesë, disa shprehi shpenzimi tek partneri të cilat deri atëherë nuk ju kanë penguar, mund të shndërrohen në lënë keqkuptimi.

“Zakonisht na tërheqin njerëz të ndryshëm prej nesh… Kështu, mundet që ju si person që financat i planifikon në mënyrë të drejtë, të përfundojë në lidhje me dikë që është i ndryshëm totalisht”, thotë Riçmond.

Renie, nga ana tjetër, thotë se kjo është mundësi partnerët të mësojnë prej njëri-tjetrit dhe t’i balancojnë shprehitë e tyre. “Por, e gjithë kjo para martesës. Edhe pse ndonjëherë kjo është tabu akoma më e madhe edhe se seksi”, thotë ajo.

4. Keni dëshira të ndryshme rreth shtëpisë.

Nëse dëshironi të jetoni në një vend, ndërsa partneri në një vend tjetër, bisedoni dhe pyeteni se ku do të jetoni… Pastroni edhe rreth asaj nëse jeni të hapur ndaj asaj që të zhvendoseni? Çfarë nëse ndonjëri prej jush merr ofertë pune? A do të jetonit në qytet apo në fshat? – janë çështjet kryesore të kësaj teme, sipas Riçmond.

Renie për në fund këshillon se martesa duhet bazuar në njohuri të qarta dhe jo në supozime. Personin me të cilin do të ndaleni para oltarit duhet ta njoftoni mirë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button