Angjushev: Ka investues të interesuar për “Kolska” dhe “Eurokompozit”

Shteti shpall thirrje për zgjedhje të konsultuesve ndërkombëtarë për privatizim të fabrikës së Velesit për automjete me binarë “Kolska”, kompania në humbje nga Prilepi “Eurokompozit” dhe qendra për skijim Kodra e Diellit.

“Shpallet tender për shërbime konsultuese që të përpunohet dju dilinxhes profesional, teknik dhe financiar, për secilin i cili do të dëshirojë të hyjë në privatizimin e këtyre kompanive ka të dhëna transparente të njëjtë me pozitën e fillimit. Duam të zgjedhin shtëpi konsultuese profesionale konsultuese nga radhët e shtëpive më të mëdha që këto raporte të jenë valide dhe atraktive për të gjithë investuesit e huaj”, informoi sot zëvendëskryeministri Koço Angjushev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Siç potencoi, edhe për “Kolska”-n dhe “Eurokompozit”-in ka ardhmëri dhe investues të interesuar dhe në ato kapacitete do të nevojitet edhe numër më i madh i të punësuarve se tani.

“Të punësuarit jo vetëm që do të mbeten, normalisht ata të cilët e duan këtë, por edhe do të jenë pak, për shkak se edhe një njërën por edhe në tjetrën fabrikë që të zhvillohet procesi teknologjik dhe prodhues në tërësi mungojnë të punësuar, në qoftë se vendoset aktiviteti ashtu siç duhet. Thellësisht jam i bindur se në bazë të asaj që e kam si informatë dhe interes nga kompanitë nga bota se edhe ‘Kolska’ dhe ‘Eurokompozit’ kanë ardhmëri dhe se në mënyrë plotësuese do të punësojnë, para së gjithash kuadër profesional dhe i ri i cili do të nevojitet për ripërtëritje të procesit teknologjik”, deklaroi Angjushev.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se po shqyrtohet kërkesa e bujqve për ndihmë qeveritare për shkak të çmimit të lirë blerë të elbit me programin për bujqësi.

“Konsiderojmë se Programi për mbështetje të bujqësisë duhet të pësojë reforma të thella, ministri i Bujqësisë dhe bashkëpunëtorët e tij me përkushtim punojnë në këtë, unë jam i inkuadruar në këtë punë, dhe do të propozojmë masa të cilat do të jenë më të volitshme për bujqit. E gjithë ndihma e cila është dhënë për bujqit sivjet është jashtëzakonisht më e madhe se cilado ndihmë e cila është dhënë deri tani, ndërsa për dallim nga më parë mbërrin deri tek bujqit real”, theksoi Angjushev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button