Sondazh në Greqi: Një nga dy grekë konsideron se tani duhet të arrihet zgjidhje për emrin

Më pak se gjysma e të anketuarve ose 48,3 për qind dakorohen se qeveria greke duhet që në këtë moment të synojë drejt arritjes së zgjidhjes së çështjes për emrin, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i fundit të mendimit publik në Greqi, i realizuar nga agjencia “Rass” për televizionin grek “Action24”.

Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, në pyetjes se “nëse pajtoheni ose jo me mendimin se kushtet për zgjidhjes së çështjes së Shkupit janë më të volitshme dhe qeveria duhet të synojë drejt zgjidhjes së saj tani”, 43,8 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se pajtohen, ndërsa 4,5 për qind kanë dhënë përgjigje “me siguri pajtohem”, 40,7 për qind kanë thënë se nuk pajtohen, ndërsa 3,2 për qind se me siguri se nuk pajtohen. Përgjigje nuk kanë dhënë 7,8 për qind.

Sipas analizës së hollësishme të hulumtimit, prej atyre të cilët mbështesin zgjidhje në këtë moment, shumica janë femra (51,9 për qind), të moshës nga 17 deri në 34 vjeç (60,1 për qind), në zgjedhjet e fundit kanë votuar për SYRIZA-n (55,2 për qind), ndërsa banojnë në pjesën jugore të Greqisë (58,9 për qind).

Nga ana tjetër, ata që nuk pajtohen ose me siguri nuk pajtohen me qëndrimin se kushtet janë të volitshme për zgjidhje, janë të moshës nga 35 deri në 44 vjeç (50,3 për qind), shumica janë meshkuj (50,6 për qind), në zgjedhjet e fundit në vitin 2015 kanë votuar për Demokracinë e Re (59,3 për qind), ndërsa jetojnë në veri të Greqisë (48,3 për qind).

Lidhur me skenën politike në Greqi partia opozitare Demokracia e Re edhe më tej është në epërsi para partisë qeveritare SYRIZA me dallim prej 10,3 për qind.анализа грција

Kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis është lideri më i popullarizuar i një partie politike në Greqi, ndërsa lidhur me atë se cili është më adekuat për kryeministër, se nëse ai ose kryeministri aktual Aleksis Cipras, Micotakis ka epërsi prej 10,7 për qind.

Në hulumtimin e agjencisë “Rass” për televizionin grek “Action24”, i realizuar nga 29 deri më 31 maj, janë anketuar 1.002 persona përmes intervistave telefonike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button