“Emri”, Xanakopullos: Asgjë s’jemi marrë vesh nëse nuk merremi vesh për gjithçka

“Topi është në terren të fqinjëve që të bëjnë hap vendimtar drejt zgjidhjes, a ne presim”, thotë zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë dhe ministri pa resor, Dimitris Xhanakopullos në një intervistë për televizionin grek “Kontra”, njofton Portalb.mk.

Ai nuk ka dashur që të parashikoj se kur do të realizohej biseda telefonike mes kryeministrit Zoran Zaev de Aleksis Cipras, por edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin se “asgjë nuk jemi marrë vesh, nëse nuk merremi vesh për gjithçka”.

“Ajo çfarë presim është që udhëheqësia politike e IRJM-së të bëjë hap vendimtar që përfundimisht të shkojmë përpara drejt zgjidhjes së përbashkët të pranueshme për të cilën të dya vendet janë ambicioze. Zotëri Zaev do të duhet që të mbarojë me aktivitetet e patjetërsueshme politike në brendinë e shtetit të tij dhe ajo është çka ne presim”, thotë Xhanakopullos në intervistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button