Në Kuvend do të themelohet grup për përkrahjen e të drejtave të romëve në Maqedoni

Në Parlamentin e Maqedonisë nesër do të themelohet dhe promovohet Grupi Ndërparlamentar për të Drejtat e Romëve në Maqedoni, i cili do të përbëhet nga deputetë të partive të ndryshme politike.

Nismëtarët e kësaj ideje janë deputetët Samka Ibraimoski, Dime Velkovski, Irena Stefoska, Maja Moraçanin, Liljana Popovska, Enes Ibrahim, Agim Murtezanov, Mirsada Emini-Hasani, Ivana Tufegxhiq, Gjulumser Kasapi, Pavle Bogoevski, Slavica Shumanska-Miteva, Sonja Mirakovska dhe Juliana Nikollova. Përveç deputetëve, në themelimin e grupit të ftuar janë përfaqësues të ambasadave dhe OJQ-ve në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button