Angjushev: Kthimi i TVSH-së fillimisht do të lëshohet si pilot-projekt në disa komuna

Projekti për kthimin e TVSH-së fillimisht do të lëshohet si pilot-projekt në disa komuna, ndërkaq më pas do të shihet se si do të funksionojnë, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, njofton Portalb.mk.

“Te tatimi i pronës nuk do të ketë rritje, ajo është e ardhur e komunave, që vlerësoj se është mirë dhe kualitative për procesin e decentralizimit. Në lidhje me kthimin e TVSH-së, ai është projekt që do të mendohet se si të mos ndikojë negativisht as në buxhetin e as te qytetarët. Mendoj se fillimisht do të lëshohet si pilot-projekt në disa komuna:, tha Angjushev, i cili shtoi se informata të plota mund të merren në Ministrinë e Financave, pasi që ai është projekt i asaj ministrie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button