Singapor, fillon shitja e biletave për fluturimin më të gjatë në botë: 20 orë në avion!

Që nga 11 tetori, avioni i ri A350-900ULR të Singapor Airlines do të fillojë bartjen e udhëtarëve nga Singapori për në New York. Udhëtimi, i cili do të zgjasë 20 orë, do të bëhet rruga më e gjatë e fluturimit në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fluturimin e tij të parë avioni e pati më 23 prill. Fluturimi zgjati afro pesë orë dhe u nis nga fabrika e montimit të avionëve në Toulouse të Francës.

A350 ULR do të jetë në gjendje të fluturojë 11.160 milje që është një rritje prej 1.800 milje në krahasim me A350, sipas medias amerikane CNN.

Dizajni i brendshëm i avionit u jep ndjenjën se jeni në një dhomë dhe jo të një tubi të gjatë. Avioni ka tavane të lartë, ndriçim të sofistikuar LED, korridore vertikale dhe nivel të ulët të zhurmës.

A350 ULR është bërë nga materiale të kompozuara, përfshirë edhe fibrat e karbonit, në vend të përdorimit të fibrave konvencionale të aluminit. Kjo lejon avionin të ketë dritare të gjera panoramike. Çdo pasagjer do të ketë dritaren e tij pavarësisht nga përzgjedhja e ulëses.

Krahasuar me avionin standard A350, A350 ULR do të ketë 24 mijë litra shtesë karburant për të përshkuar fluturimet 20 orëshe.

Karburanti shtesë peshon rreth 10 mijë litra. Ashtu si çdo avion tjetër, A350 ULR do të duhet të zvogëlojë peshën e tij për karburant shtesë. Kompania ajrore do të kufizojë numrin e pasagjerëve ose sasinë e ngarkesave transportuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button