Bruksel, gjendet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, gjatë punimeve për ndërtimin në aeroport është gjetur një bombë nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një deklaratë me shkrim nga Aeroporti i Brukselit thuhet se bomba është neutralizuar nga njësia për neutralizimin e mjeteve shpërthyese pranë ushtrisë së Belgjikës, DOVO.

Më tej thuhet se procesi i neutralizimit të bombës është kryer pa patur ndonjë ndikim në trafikun ajror apo tek pasagjerët.

Ekipi për neutralizim ka formuar një rreth të sigurisë dhe gjatë këtij procesi janë pezulluar përkohësisht punimet e ndërtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button