Attiye: Katari nuk do të jetë pjesë e një ndërhyrjeje ushtarake ndaj Iranit

Zëvendëskryeministri i Katarit dhe ministri i Mbrojtjes, Halid Bin Muhammed El Attiye tha se shteti i tij nuk do të jetë pjesë e një ndërhyrjeje të mundshme ndaj Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Attiye në takimin e quajtur “Dialogu Shangri-La”, i cili njihet edhe si Samiti i Sigurisë së Azisë, u përgjigj në pyetjet e gazetarëve në lidhje me sigurinë rajonale.

El Attiye në lidhje me pyetjen e gazetarit se a do t’i hapë Katari bazat për sulme ajrore në një ndërhyrje të mundshme ushtarake ndaj Iranit, tha:

“Katari nuk do të bëhet pjesë e një ndërhyrjeje ushtarake ndaj Iranit. Irani është fqinji ynë. Në vend të luftës me të, Irani duhet të thirret në dialog. Duke i shtruar të gjitha dosjet në tryezë duhet të bisedojmë se si mund të vendosim paqen. Sipas jush a është një veprim i mençur t’u bëhet thirrje SHBA-ve dhe Izraelit për luftë me Iranin. Nëse ndonjë palë e tretë nxit shtetet e rajonit apo një shtet të rajonit që të luftojë me Iranin, atëherë kjo nënkupton se po bën një punë shumë të rrezikshme”.

Duke theksuar nevojën e respektimit të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe fuqive ndërkombëtare si dhe vazhdimit të përpjekjeve për negociata në drejtim të paqes, Attiye shprehu bindjen se SHBA-të do të veprojnë me sens të përbashkët dhe se nuk do të hyjnë në luftë me Iranin.

Në bazën Ajrore El Udeyid në Katar ndodhen 10 mijë ushtarë të SHBA-ve. Baza kryen funksionin kritik operacional në operacionet e SHBA-ve kundër DEASH-it në Irak dhe Siri si dhe kundër talebanëve në Afganistan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button