Sllovakia drejt njohjes së pasaportave të Kosovës

Sllovakia pritet që shumë shpejt të publikojë vendimin për njohjen e pasaportave të Kosovës. Burime diplomatike i kanë thënë gazetës se ekziston një vullnet pozitiv brenda kësaj qeverie që të ndërmerren disa hapa drejt zbutjes karshi Kosovës, pasi sipas të njëjtave burime, Sllovakia asnjëherë nuk e ka pasur seriozisht kundërshtimin e pavarësisë.

Vendimi për njohjen e pasaportave pritet që të publikohet edhe zyrtarisht brenda pak javësh, dhe, siç kanë vlerësuar burimet, vjen si rezultat i angazhimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe shteteve që e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës, për të punuar me pesë shtetet anëtare të BE-së që ende s’e kanë bërë një gjë të tillë. /KD

Lajme të ngjashme

Back to top button