Denver, 14 të vdekur në kinema në premierën e “Batman”

Katërmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjetër të plagosur në Denver të Kolorados, nga të shtënat e armëve që ndodhën brenda në kinema ku pritej të jepej filmi “The Dark Knight Rises’, episodi i fundit i serisë dedikuar Batmanit. Tragjedia ndodhi rreth mesnatës me orën lokale të Denverit.

Sipas disa dëshmive, autori i tragjedisë mbante të veshur një maskë antigas të ngjashme me personazhin negativ në film dhe përpara se të ndodhte masakra kishte lëshuar disa bomba tymëse. 

“Fillimisht njerëzit mendonin se të shtënat ishin pjesë e filmit” tregon një i mbijetuar. Sipas medias lokale, që citon burime nga spitali i Sëedish Medical Center bëhet fjalë për 20 persona që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë. Shumë të plagosur po ngarkohen në makinat e policisë pa pritur autoambulancat. Një person është arrestyarm ndërsa forcat e siugurisë vazhdojnë të jenë në kërkim të autorit. Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe një skuadër e antieksploviz pasi mendohet se vrarësi mund të ketë vendosur edhe një granatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button