Mattis: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Korenë e Jugut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, me rastin e takimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili do të mbahet më 12 qershor në Singapor, kanë thënë se SHBA dhe Koreja e Veriut do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të ngushta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap njoftoi se ministri i Mbrojtjes i vendit, Song Yong-mu u takua në Singapor me homologun e tij amerikan Jim Mattis në margjinat e Samitit të Sigurisë Aziatike.

Gjatë takimit, dy zyrtarët theksuan se takimi midis Trump dhe Kim është një “mundësi historike” për të hequr armët bërthamore nga Gadishulli Korean dhe për të vendosur paqen afatgjate.

Mattis potencoi se pa marrë parasysh se cilat do të jenë rrethanat e sigurisë në Gadishullin Korean, vendi i tij do të vazhdojë të ofrojë mbështetje mbrojtëse për Korenë e Jugut, apo që SHBA nuk planifikon të zvogëlojë numrin e ushtarëve në Korenë e Jugut, që aktualisht është 25.500.

Ministri Song tha se vendi i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-të në mënyrë që të zvogëlojë tensionet ushtarake në ishull dhe vendosjes së besimit reciprok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button