Stoltenberg: NATO nuk do të mbrojë Izraelin nëse e sulmon Irani

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se aleanca ushtarake nuk do të dilte në mbrojtje të Izraelit në rast se e sulmon “armiku i madh” Irani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg të shtunën për revistën “Der Spiegel” tha se Izraeli është partner, por jo edhe anëtar, ashtu që “garancia e sigurisë nga NATO” nuk ka të bëjë me këtë vend.

Ai theksoi se NATO nuk është i përfshirë në përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme apo përleshjet në atë rajon.

Stoltenberg këto deklarata i bëri në kohë të tensionit të rritur mes Izraelit dhe Iranit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kohët e fundit ka intensifikuar kritikat për marrëveshjen midis fuqive botërore dhe Iranit që bëri lehtësimin e sanksioneve të Teheranit në shkëmbim të frenimit të programit të tij bërthamor. Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar u tërhoqën nga marrëveshja.

Izraeli dhe Irani po ashtu konfliktohen për shkak të pranisë ushtarake të Iranit në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button