Kryetarët e komunave do ta aplikojnë mjetin për llogaritje të harxhimeve

Shërbimi informativ i Qeverisë njofton se Qeveria e përshëndet iniciativën e Bordit drejtues të bashkësisë së njësisë së vetëqeverisjes lokale që t’u rekomandojë të gjithë kryetarëve të komunave të fillojnë ta aplikojnë mjetin për llogaritje të harxhimeve, transmeton Portalb.mk.

“Ky vendim merr një rëndësi të madhe duke marrë parasysh faktin se pushteti lokal në Republikën e Maqedonisë është plotësisht i pavarur në krijimin e politikave dhe pranimi i këtij rekomandimi tregon vetëdije të lartë të përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale duke treguar transparencë para qytetarëve”, njofton shërbimi informativ i Qeverisë.

Ky vendim vjen pas takimit të ministrit pa resor, të angazhuar për çështjen e komunikimeve, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov të cilët diskutuan për mundësinë e vendosjes së mjetit për llogaridhënie që Qeveria e aplikon për shërbimet zyrtare të ministrave dhe bartësve të funksioneve publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button