fbpx

Katalonja me Qeveri, përfundoi kontrolli spanjoll

Pjesëtarët e Qeverisë së re të Katalonjës sot dhanë betimin, me çka përfundoi marrja dhe kontrolli shtatëmujor i pushtetit qendror spanjoll pas shpalljes së pasuksesshme të pavarësisë së rajonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Madridi shkarkoi Qeverinë e Katalonjës dhe mori kontrollin mbi administratën rajonale pas shpalljes së njëanshme të paligjshme dhe të dështuar të pavarësisë nga Parlamenti rajonal në tetor të vitit të kaluar.

Sipas autorizimeve të jashtëzakonshme që Senati ia ka dhënë Qeverisë qendrore të Spanjës, një shkallë e madhe e vetëqeverisjes në rajon do të kthehej pas formimit të Qeverisë së re, pas zgjedhjeve rajonale.

Separatistët fituan në zgjedhjet e jashtëzakonshme në dhjetor të vitit të kaluar dhe zgjodhën separatistin Quim Torra për president të ri të Katalonjës.

Pjesëtarët e ish-Qeverisë së Katalonjës do të gjykohen nën akuzat për rebelim. Disa prej tyre gjenden në paraburgim, ndërsa të tjerët u arratisën nga vendi dhe konsiderohen si të arratisur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button