Bardhyl Dauti: Vij nga PDSH, parti serioze dhe me pervojë te madhe ne skenën politike

Pasi u zgjodh ministër pa resor i përcaktuar për investime të jashtme, Bardhyl Dauti i cili vjen nga Partia Demokratike Shqiptare në krye me Menduh Thaçin ka komentuar në profilin e tij në Facebook se ai së bashku me koleget tjerë nga Partia Demokratike Shqiptare, që do të udhëheqin disa institucione janë “të pergaditur moralisht, profesionalisht dhe institucionalisht”.

“Ideali bazë i Partise Demokratike Shqiptare, të cilën do ta përfaqësoj në qeveri ka të bëj me integrimin e vendit në NATO dhe BE. Kemi informacione dhe premtime nga bashkësia ndërkombetare dhe kryeministri që procesi i integrimit shumë shpejt do të debllokohet. Jam shume i bindur se integrimi i vendit në NATO dhe BE, si proces ireverzibil, do të jetë frytdhenës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Procesi i reformave që ndërmer qeveria në funksion të permirësimit të indikatorëve të qeverisjes së mirë si sundimi i ligjit në drejtim të përforcimit të vlerës së kontratave, të drejtave pronësore dhe gjyqësorit, lufta ndaj korupsionit, cilësia e rregullimit ligjor në drejtim të promovimit të sektorit privat, efektiviteti qeveritar në drejtim të përmirësimit të shërbimeve publike e civile dhe shkallës së pavarësisë së sektorit publik nga presionet politike si dhe stabiliteti politik në drejtim të përmirësimit të funksionalitetit të qeverisë, pritet të ketë ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv në sjelljen e flukseve të Investimeve të Huaja Direkte.

Une vij nga nje parti serioze dhe me pervojë te madhe ne skenen politike. Së bashku me koleget tjerë nga Partia Demokratike Shqiptare, që do të jemi në udhëheqje të disa institucioneve shtetërore jemi të pergaditur moralisht, profesionalisht dhe institucionalisht, që duke respektuar të gjitha normat e kodit etik në udhëheqje të institucioneve publike të ushtrojmë veprimtarinë e besuar.” komentoi ai.

Mbrëmë në Kuvend, pos Dautit u zgjodhën edhe ministra dhe zëvendësministra të tjerë të Qeverisë së Maqedonisë.

Parlamenti i zgjodhi ministrat dhe zëvendësministrat e ri të Qeverisë së Maqedonisë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button