Lideri i socialistëve, Pedro Sanchez u betua si kryeministër i ri i Spanjës

Lideri i socialistëve, Pedro Sanchez, para mbretit Felipe VI, ka dhënë betimin si kryeministër i Spanjës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sanchez, të shtunën zyrtarisht ka ardhur në pushtet në ceremoninë në pallatin Zarzuela, një ditë pasi në Parlament me sukses kaloi votimin e mosbesimit të Qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoy. Paraprakisht Partia Popullore e Rajoy u dënua për korrupsion.

Parlamenti të premten me 180 vota pro dhe 169 kundër votoi që Sanchez të zëvendësojë Rajoy në pozitën e kryeministrit, ndërsa një deputet abstenoi.

Spanja ka ekonominë e katërt në eurozonë dhe është anëtare me ndikim në Bashkimin Evropian. Sanchez dhe Partia e tij Socialiste e Punës janë mbështetës të mëdhenj të BE-së dhe valutës së përbashkët.

Sanchez është kryeministri i shtatë i Spanjës që nga kthimi i demokracisë ne vend, pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco në vitin 1975.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button