FIFA pranoi 2 kandidatura për organizimin e Botërorit 2026

FIFA njoftoi se ka pranuar dy kandidatura për organizimin e Kupës Botërore 2026. Në raportin e publikuar nga FIFA, komisioni është duke e shqyrtuar kandidaturën e Kanadasë, SHBA-ve dhe Meksikës të cilët dëshirojnë të organizojnë turneun së bashku, si dhe të Marokut.

Pas vlerësimit të bërë është bërë e ditur se FIFA ka pranuar aplikimin e të dy kandidatëve. Votimi për të përcaktuar se kush do ta organizojë Botërorin 2026 do të bëhet më 13 qershor të mërkurën në Kongresin e 68-të të FIFA-s.

Në raport thuhet se kandidatura e Marokut është pranuar në kategorinë e “rrezikut të lartë” për shkak të vazhdimit të ndërtimit të stadiumeve dhe objekteve tjera. 9 nga 14 stadiume të cilat Maroku planifikon t’i përdorë në Botërorin janë në procesin e ndërtimit, ndërsa të tjerët kanë nevojë për rikonstruksion të rëndësishëm. Nga ana tjetër 17 stadiumet që do të përdoren nga Kanada, SHBA dhe Meksika janë në gjendje të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button