Piktura e Kim Whan-ki shitet për 7.87 milionë dollarë

 Piktura “3-II-72 #220” e Kim Whan-ki nga Koreja e Jugut, u shit për 7.87 milionë dollarë në ankand, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Yonhap, në ankandin e organizuar në shtëpinë ankandit Seul në Hong Kong, vepra abstrakte e cila përshkruan pikat e kuqe të piktorit Kim Whan-ki nga viti 1972, është blerë nga një koleksionit identiteti i të cilit nuk u njoftua, për 7.87 milionë dollarë.

Shtëpia e Ankandit Seul, njoftoi se kjo shumë është rekord për një vepër koreane.

Vepra e Kim Whan-ki e cila përshkruan pikat e kaltërta e quajtur “Tranquility 5-Ⅳ-73 #310”, vitin e kaluar ishte shitur për 5.74 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button