Një vit nga anulimi i testimit ekstern, cilat janë rezultatet? Pritet vlerësimi i jashtëm për nxënësit e mësimdhënësit

Një vit pas tërheqjes së testimit ekstern nga shkollat fillore dhe të mesme, i cili atë kohë u cilësua si i dështuar dhe me efekt negativ, tani pritet të ketë mënyra tjera të vlerësimit të punës të mësimdhënësve si dhe suksesit të nxënësve.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), thonë për Portalb.mk se testimi ekstern u hoq, mirëpo do të nevojitet një vëzhgim, apo testim i jashtëm në mënyrë që të rritet kualiteti në shkolla, si i mësimdhënësve si i nxënësve.

“Për herë të parë në Maqedoni me ndryshimet e reja në ligjin për arsim fillor, do të vendoset edhe evaluimi i jashtëm, apo vlerësimi i jashtëm i shkollave, i cili do të jetë kyç për rangimin e tyre, kurse për nxënësit e asaj shkolle e cila është ranguar më së mirë do të ju jepet dëftesë shtesë në të cilën do të shënohet viti kur ajo shkollë ishte ranguar më së larti dhe numri i poenave që ka arritur t’i merr ajo shkollë gjatë rangimit, gjë që do të ju del në ndihmë gjatë vijimit të shkollimit të mëtejmë. Ndërkaq për mësimdhënësit si motivim dhe shpërblim për punën, do të kenë rritje të pagës për 30 për qind gjatë 12 muajve të ardhshëm pas daljes së rezultateve të rangimit”, thonë nga MASH për Portalb.mk.

Propozim ligji në fjalë ende nuk është miratuar dhe është ende i hapur për tu plotësuar, bëjnë me dije nga ky dikaster.

Mësimdhënësit qysh në kohën kur mbahej testimi esktern, ishin pro një kontrolli apo vlerësimi tjetër për ata dhe vetë nxënësit, dhe me çdo kusht kërkonin tërheqjen e testimit ekstern.

Arsimtarët dhe nxënësit të pakënaqur: testimi ekstern nuk ka asgjë pozitive

Ata thonë që fëmijët tani janë më pak të stresuar dhe se ka forma të ndryshme për tu vlerësuar dituria e tyre.

“ Testimi ekstern nuk ishte fare i nevojshëm, më mirë do të ishte që ato të holla të ishin përdorur për përmirësimin e kushteve në ndonjë shkollë, e sidomos në ato shqipe, të cilat janë me bollëk, dhe kanë probleme të shumta sanitare. Testimi ekstern ishte asgjë tjetër pos lodhje psikike dhe ngarkesë shumë e madhe sidomos për nxënësit e vitit të katërt të cilët po ashtu do të hynë edhe në testimin e maturës shtetërore. Kjo ishte thjeshtë humbje kohe. Ka mënyra tjera që përdorën në gjithë botën për vlerësimin e punës së mësimdhënësit dhe diturisë së nxënësit”, tha për Portalb.mk, Etem Xheladini, nga Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë (SHASH).

Ndërkaq vite me radhë testimi ekstern u aplikua në shkolla fillore dhe të mesme, i cili ishte përplot me pyetje skandaloze, me gabime të të gjitha llojeve dhe që ndikonte mjaft negativisht tek nxënësit, ku përveç stresit ai rrezikonte edhe shkollimin e tyre të mëtejmë, i cili varej nga një gabim teknik dhe të dështonte i tëri. Nxënës, prind e mësimdhënës shumë herë ngritën zërin e madje edhe protestuan për tërheqjen e tij, gjë që ndodhi në qershor të vitit të kaluar. Shumë mësimdhënës me përvojë mbi 30 vjet u dënuan me minus 20 për qind nga paga mujorë, për shkak të mospërputhjes së notës në testimin ekstern me atë që kanë vlerësuar ata një nxënës.

Testimi ekstern sërish skandaloz, pyetje jo-logjike në kufi të talljes! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button