Maqedoni, filloi fushata “secilit fëmijë i duhet familje”

“Secilit fëmijë i duhet familje” quhet fushata e cila filloi sot me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale në mbështetje të UNICEF-it. Synohet të nxiten qytetarët të kujdesen për fëmijët pa prindër, për tu sigurar atyre të rriten në një rreth të sigurtë familjar dhe me dashuri.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska tha se duhet të gjendet zgjidhje për kujdes në rreth familjar në nivel komunal, përballë kujdesit institucional.

“Fushata jep mundësi për të diskutuar lidhur me atë se secila familje e cila ka potencial dhe mundësi për t’u kujdesur për fëmijë, që tani kujdesen në ndonjë institucion ose shtëpi kujdesi të vogël ose shkollë, prindët e të cilëve nuk kanë kapacitet dhe mundësi që të kujdesen për ta, vërtetë kjo jep efekt të dyfishtë.” tha ajo.

Përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks, tha se me fushatën dëshirojnë të ndihmojnë që të mobilizohet një numër i madh i familjeve përkujdesëse, të cilat kanë dashuri për t’iu ofruar fëmijëve të cilët për momentin janë të vendosur në institucione.

Mbi 200 fëmijë deri tre vjeç, fëmijë me nevoja të veçanta dhe fëmijë të ndarë nga prindërit për shkak të keqtrajtimit dhe dhunës, janë nën kujdesjen e institucioneve të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button