Çdo gol i Messit ose Neymar dhuron 10.000 vakte për shkolla

Çdo gol i ardhshëm i argjentinasit Lionel Messi ose brazilianit Neymar në ndonjë ndeshje zyrtare, duke përfshirë edhe Kampionatin Botëror në Rusi, do t’u sjellë 10.000 vakte fëmijëve nëpër shkollat e Amerikës Latine dhe në Karaibet, raportojnë mediat spanjolle, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania e cila mbështet projektin e MasterCard bëri të ditur të enjten se do të dhurojë 10.000 vakte për programin botëror për ushqim të Kombeve të Bashkuara (WFP) çdo herë kur ylli argjentinas ose brazilian arrijnë të shënojnë gol.

“Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj fushate, kjo do të ndryshojë jetën e mijëra fëmijëve dhe shpresoj se kjo do të prodhojë po aq buzëqeshje”, tha Messi.

Neymar theksoi se është shumë i lumtur që mund të ndihmojë në fushatën humanitare.

“Dëshirojmë të sigurojmë që fëmijët në rajon mund të kenë një pjatë ushqimi dhe më shumë shpresë. Ne, amerikanët latinë e dimë se mund të bëjmë gjëra të mëdha kur bashkohemi dhe ky është një shembull i tillë. Së bashku ne mund të luftojmë urinë”, porositi Neymar.

Më shumë se 40 milionë persona në mbarë Amerikën Latine vuajnë nga uria, shumica prej tyre janë fëmijë.

Iniciativa është pjesë e fushatës #JuntosSomos10 (Së bashku jemi 10) dhe është pjesë e fushatës së nisur nga kompania në prill të këtij viti. Të gjithë të interesuarit mund të japin para nëpërmjet faqes së internetit ose përdorin hashtag në Twitter dhe Instagram. Çdo herë që përdoret hashtagu, kompania dhuron një vakt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button