Ramazani, Berisha uron besimtarët myslimanë

Kryeministri Berisha përshëndeti të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, në fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. 

Në urimin e tij Kryeministri Berisha shprehet: “Në fillim të muajit të madhërueshëm të Ramazanit ju uroj mbarësi në familjet tuaja. Në mënyrë të veçantë, agjëruesve u uroj përjetim sa më përmbushës të sakrificës së tyre, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj që sakrifica fisnike dhe hyjnore e këtij muaji të madhërueshëm të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për ta, familjet dhe vendin tonë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button