Drejt Botërorit 2018, FIFA me rekomandime për ata që do të shkojnë në Rusi (VIDEO)

Trajnerët dhe ndihmësit e kombëtarëve që do të marrin pjesë në FIFA Kupën Botërore 2018, që do të fillojë më 14 qershor në Rusi, dhanë rekomandime për tifozët që do të ndjekin organizimin nga tribunat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në videon e FIFA-s të publikuar në kanalin e tyre në YouTube, morën pjesë trajneri i kombëtares së Brazilit, Tite, i Anglisë, Gareth Southgate, Francës, Didier Deschamps si dhe shumë të tjerë.

Ndër të tjerat në video, atyre që do të shkojnë të ndjekin ndeshjet iu rekomandua që të mos harrojnë “kartelat e identifikimit të tifozëve”. Me këto kartela transporti mes qyteteve që do të zhvillohen ndeshjet do të mund të udhëtohet pa pagesë.

Mes rekomandimeve marrin pjesë edhe disa çështje të tjera në mesin e të cilëve, për të mos ndodhur rrëmujë të shkohet në stadiume para fillimit të ndeshjes, përdorimi i transportit publik, respektimi i rregulloreve për substancat e ndaluara, respektimi i tifozëve dhe ekipeve kundërshtarë, mos të brohoritet me përmbajtje raciste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button