Një zyrtar i Taxhikistanit shpall boksin “haram”

Një zyrtar i lartë në Taxhikistan i shpalli boksin dhe sportet luftarake “pa rregulla” haram, apo të ndaluara me ligjin islamik.

Saidmukarram Abdulkodirzoda, kryetar i Këshillit Islamik Ulema të Taxhikistanit, tha gjatë faljes së xhumasë në Dushanbe se sportet e tilla luftarake janë të ndaluara sepse mund “të dëmtojnë” shëndetin e njeriut.

“Sidomos boksi dhe sportet luftarake pa rregulla konsiderohen haram nga pikëpamja fetare, spese mund të dëmtojnë shëndetin, ta bëjnë të paaftë dikë”, tha Abdulkodirzoda.

“Të gjitha llojet e lojërave dhe dueleve që bëhen për para, janë haram”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button