Në sipërfaqen e Plutonit zbulohen duna të ngrira të metanit

Në sipërfaqen e planetit të vogël Pluton gjenden duna të ngrira të metanit, ka treguar një studim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Studimi, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën Science, ka treguar se Plutoni është më dinamik sesa që mendohej.

Gjatë studimit, i cili u realizua nga shkencëtarët e Universitetit të Plymouth-it, janë analizuar pamjet e xhiruara gjatë misionit New Horizons të NASA-s.

Shkencëtarët kanë vërejtur struktura të ngjashme me dunat në disa pjesë të rrafshinës së quajtur Sputnik Planitia në planetin Pluton. Ata kanë arritur në rezultatin se këto duna, të gjata në lartësi prej 400 metra deri në një kilometër, përbëhen nga grimca të akullit të metanit me diametër 200-300 mikrometra.

Siç theksohet, dunat gjenden në afërsi të akullnajave të larta pesë kilometra.

Me këtë zbulim, Plutoni hyn në mesin e trupave qiellorë që kanë duna, siç janë Toka, Marsi, Venera, sateliti i Saturnit Titani dhe kometa 67P.

Më herët mendohej se atmosfera e Plutonit është shumë e hollë për shkak të formacioneve të ngjashme me shkretëtirat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button