Do të punësohen 17 logopedë, prej tyre vetëm 4 shqiptar

Në Entin për rehabilitim të dëgjimit dhe të folurit do të punësohen 17 logoped dhe 3 defektologë, prej tyre shqiptarë do të jenë 4 logoped dhe një defektolog.

Për momentin ky Ent ka të punësuar 14 logopedë prej të cilëve vetëm njëri është shqiptarë, edhe atë me kontratë në vepër si dhe një asistent. Drejtoresha e këtij Institucioni rehabilitues thotë se ky numër i të punësuarve nuk është aspak i mjaftueshëm krahasuar me numrin e fëmijëve të cilët shkojnë për trajtim, përcjell Alsat M.

“Organizohemi, është i rëndësishëm organizimi, i ndajmë punët gjendemi në njëfarë mënyre. Shqiptarë do të na duhen 4 logopedë dhe një defektolog. Ata do të jenë të shpërndarë nëpër reparte. Njëri do të jetë në repartin për dëgjim, tjetri për të folur 2 do jenë në tretmanin intensiv të fëmijëve dhe një shqiptarë do na duhet për në Ambulancën e logopedisë në Çair” – deklaroi Silvana Filipova, Drejtore e “Entit për rehabilitim të të dëgjuarit dhe të folurit”.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se ky kuadër do të fillojë me punë në momentin kur ministria e Financave do të jep pëlqimin për punësim, ndërkohë paralajmëroi ndërtimin e një Qendre të re për trajtimin e fëmijëve me autizëm.

Shoqata e Logopedëve shqiptarë për vite me radhë kërkon punësimin e kuadrit profesionist të cilët do t’i trajnojnë fëmijët shqiptarë në gjuhën e tyre amtarë. Në mungesë të tyre, fëmijët shqiptarë detyrohen që ushtrimet t’i kryejnë në maqedonisht, gjë e cila vështirëson përmirësimin e gjendjes së tyre. Ndryshe, për vite të tëra ky Institucion nuk ka hapë konkurs për punësime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button