Banka e Këshillit të Evropës do ta financojë ndërtimin e Spitalit të ri të Shkupit

Banka e Këshillit të Evropës do ta financojë ndërtimin e Spitalit të ri të Qytetit e cila do të ketë disa klinika dhe do të ndërtohet te “Majçin Dom” në lagjen e Shkupit, Aerodrom, njofton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sot ka informuar se përpara dy javëve do të finalizohen punët për linjën kreditore me Bankën e Këshillin e Evropës për ndërtimin e Qendrës së re Klinike.

“Bashkë kemi ardhur në përfundim se është e nevojshme pjesa për Qendrën Klinike në Shkup të heq dorë, ndërkaq më tej të aplikojmë për konceptin tonë të ri. Atë dhe e kemi bërë. Në fund të muajit është caktuar takim i ri me përfaqësuesit e bankës për kreditim shtesë për Qendrën Klinike dhe në planin tonë është ky spital në vendin e “Majçin Don”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske pas hapjes së Dhomës Sensoriale në Entin për Rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit në Shkup.

Filipçe sqaroi se “Majçin Dom” është vend ku mund të ndërtohen 19.000 metra katrorë dhe vlerëson se është më përkatëse që të transferohet Spitali i Vjetër i Qytetit i cili ndodhet përballë Kuvendit të Maqedonisë e cila zë hapësirë rreth 5.000 metra katrorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button