Nga shtatori gjuha italiane do të jetë gjuhë e dytë zgjedhore në Maqedoni

Nga muaji shtator në Republikën e Maqedonisë gjuha italiane do të futet si gjuhë e dytë zgjedhore. Kjo do të thotë se shkollat vetë do të zgjedhin se cila do të jetë gjuha e dytë e huaj pas anglishtes e cila mbetet e domosdoshme, njofton Portalb.mk.

Deri tani si gjuhë e dytë ka pasur mundësi të zgjidhet gjuha frënge ose gjermane.

Programet arsimore për mësimin e gjuhës italiane nëpër shkollat fillore dhe të mesme janë përgatitur dhe janë publikuar në ueb-faqen e Byrosë për Zhvillim dhe Arsim.

Udhëheqësja e Katedrës së Gjuhës Italiane, Aleksandra Sarzhoska për MIA-n deklaroi se vitet e kaluara kanë diplomuar 500 studentë.

“Ky nuk është numër i vogël dhe paraqitet nevoja për një aktivitet më të ndryshëm  – sepse prodhohet kuadër, ndërsa nuk i mundësohet vend pune. Nuk besoj që do të ketë shumë zgjedhje në shtator, por shpresoj që ky proces të jetë i vazhdueshëm dhe gjuha italiane ta gjejë vendin e vetë”, tha Sarzhoska.

Ambasadori italian në vend Karlo Romeo pret që të rritet interesi i mësimit të gjuhës italiane dhe profesorët e rinj të përgatiten ta risin kualitetin e mësimit. Në Kumanovë dhe Qendrën Zhupa ku ka një numër të lartë të banorëve që jetojnë në Itali, gjuha italiane vazhdimisht mësohet si gjuhë e dytë zgjedhore nëpër shkolla fillore dhe të mesme sipas programit.

Këtë vit, në Katedrën e Gjuhës Italiane është rritur numri i studentëve të regjistruar. Nëse në vitet paraprake janë regjistruar nga 12 studentë, tani ai numër është 75,  prej të cilëve, 30 me kuotë shtetërore, 30 me vetëfinancim dhe 15 studentë jo të rregullt.

Përveç Universitetit “Kirili dhe Metodi” ka edhe studentë të regjistruar në Katedrën e Italishtes në Universitetin e Shtipit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button