Të shtunën mbahet ngjarje kulturore për “Ditën e Gjuhës Gjermane”

Ambasada e Gjermanisë në Shkup, në bashkëpunim me “Gete Institut”, Shërbimin Gjerman për Këmbim Akademik, Shoatën e Profesorëve të Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski” dhe shkollat të cilat kanë paralele speciale me fond më të madh të gjuhës gjermane do të organizojnë ngjarje kulturore “Dita e Gjuhës Gjermane”, njofton Portalb.mk.

Ngjarja do të mbahet në Parkun e Qytetit të Shkupit te  “Guaska”, më 2 qershor (e shtunë) prej orës 12:00.

Ngarjen do ta hapë ambasadori gjerman, Tomas Gerberih.

Programin e shumëllojshëm me shfaqje të shkurtra teatrale, këngë dhe poezi do ta realizojnë nxënësit dhe studentët nga shkollat partnere dhe universitetet.

Përskaj kësaj, do të ketë shtande nga shkollat fillore “Pestalloci”, “Gligor Prliçev” dhe “Vllado Tasevski”, gjimnazet “Georgi Dimitrov”, “Josip Broz Tito” dhe “Braqa Milladinovci”, universitetet shtetërore nga Shkupi, Shtipi dhe Tetova si dhe partnerët gjerman dhe austriak, kuiz dhe lotari, por edhe aktivitetet të ndryshme, në të cilat do të kenë mundësi që të marrin pjesë vizituesit e vegjël, por edhe ata më të rritur.

Manifestimi do të mbarojë me këngë rap, hip-hop dhe rege të duo-s gjermane “Uwe KAA”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button